Bota

‘Vazhdojmë programin bërthamor’, Teherani: Është krenari kombëtare

Irani nuk do të heqë dorë nga programi i tij bërthamor. Kështu tha ministri i jashtëm i vendit Abbas Araghchi, i cili pranoi se objektet bërthamore të vendit kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga sulmet amerikane dhe izraelite.

Në një intervistë për Fox News, Araghchi tha se aktualisht programi është ndalur sepse dëmi është serioz dhe domethënës. Megjithatë ai theksoi se Teherani nuk do heqë dorë nga pasurimi i uraniumit pasi kjo është një arritje e shkencëtarëve vendas dhe mbi të gjitha një çështje krenarie kombëtare.

Deklarata e kreut të diplomacisë iraniane vjen teksa Teherani pritet të mbajë bisedime me vendet europiane në lidhje me programin e vet bërthamor.

Bisedimet mes Iranit, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe do të mbahen të premten në Stamboll dhe janë të parat që nga arritja e një armëpushimi pas një lufte 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit, ku u përfshinë dhe Shtetet e Bashkuara. Pjesë e bisedimeve do të jetë edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Kaja Kallas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë