Ka ndodhur

Vau i Dejës, 51-vjeçari vritet me armë në lokalin e fshatit pas festës me muzikë

Gazeta Si – Një 51-vjeçar ka mbetur i vrarë mëngjesin e të martës me kallashnikov pas një konflikti nën efektin e alkoolit në fshatin Shelqet, Vau i Dejës.

Agron Metushi, 51 vjeç, u vra nga Alfons Palushani 37 vjec, tashmë në arrati dhe i shpallur në kërkim nga policia.

Festa me muzikë “live” dhe alkool përfundoi me breshëri kallashikovi në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau i Dejës.

Për arsye që ende nuk janë sqaruar filluan të konfliktohen me fjalë dhe shkuan deri në ofendime. Pas sherrit, Alfons Palushani doli nga lokali dhe iku drejt shtëpisë, ku mori kallashnikovin dhe u kthye pranë lokalit.

Aty ka pritur vrau Agron Metushin të dalë nga lokali dhe e ka qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në kohën kur ky i fundit po hipte në makinë. Sipas policisë ishte ora 03 00 e mëngjesit të kësaj të marte.

Pas krimit, 37 vjeçari është larguar nga vendngjarja dhe policia thotë se po punon për arrestimin e tij

Alfons Palushani ishte kthyer për pushime nga Anglia ndërsa Agron Metushi, njihej si tregtar në zone.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë