Pak pas konferencës së kryeministrit Edi Rama me gazetarët, ka reaguar ish-kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili u shpreh se Rama në fjalën e tij bëri avokatin e Vangjush Dakos dhe Saimir Tahirit.
“Kryeministri i vendit u tregoi shqiptarëve vetëm një alternativë, burgun në emër të varfërisë. Kryeministër ofron alternativë burgun për shqiptarët. Ai bëri avokatin e Vangjush Dakos dhe Saimir Tahirit, bëri dhe avokatin e 21 janarit kur ai prodhoi zjarr në Shqipëri. Kjo është drejtësia e Edi Ramës. Kriminelët dolën të gjithë të pafajshëm. Edi Rama sot u tha shqiptarëve që më mjaftojnë edhe 10 veta po të votojnë. Refuzimi i shqiptarëve për të nuk ka rëndësi. Tha që nuk ka asnjë problem për krizën ekonomike”, u shpreh Vasili.
Vasili më tej theksoi se Ramës nuk i intereson nëse shqiptarët janë të varfër, por mjafton të vazhdojë të jetë në pushtet i qetë.
“Edi Rama qau për kushtetutën, duke thënë se ajo është e paprekshme. Shqiptarët kanë harruar se ai shtyu dy muaj zgjedhjet për një copë certifikatë. Rama kryeministër e shkeli kushtetutën. E shkeli për ligjin e hipotekave. Shqipëria përmbytet. Rama i krekosur me kollare dhe me xhepat plot është i qetë. Ju do përdhunoheni si u përdhunua Sahit Dollapi. Ju vuani s’ka problem, le të shkojë varfëria thellë e më thellë vetëm që unë të rri në pushtet. Sot sahati i Edi Ramës ka rënë. Sot Edi Rama nuk e çliron dot ankthin”, deklaroi Vasili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




