Edhe pse po shpërndahet në të gjithë botën, vaksina e parë e prodhuar nga kompanitë perëndimore kundër Covid-19, ajo e Pfizer-Biontech, nuk ofron mbrotje shumë efektive nga variant afrikan.
Një studim laboratorik ka zbuluar që varianti i ri i Covid-19 që vjen nga Afrika Jugut mund të zvogëlojë mbrojtjen që ofron vaksina e Pfizer me dy të tretat. Po ashtu, studimi i realizuar në SHBA tregonte se doza e parë e kësaj vaksine nuk ofronte mbrojtje kundër këtij mutacionit.
Shkencëtarët e Degës Mjekësore të Universitetit të Teksasit, të cilët realizuan studimin, janë duke biseduar tanimë me rregullatorët amerikanë dhe përfaqësues të Pfizer për të vendosur nëse kompania farmaceutike duhet të prodhojë një version të azhurnuar të vaksinës, apo nëse do të jetë e nevojshme të jepet një dozë e tretë.
Po ashtu shkencëtarët e Afrikës së Jugut do të takohen të enjten për të diskutuar studimin. “Eskpertët do ta diskutojnë dhe ata do të këshillojnë ministrin,” tha zëdhënësi i departamentit të shëndetësisë së Afriëks së Jugut, Popo Maja.
Për studimin, shkencëtarët e Universiteti i Teksasit zhvilluan një virus të inxhinieruar që përmbante të njëjtat mutacione të bartura në variantin e zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut. Studiuesit testuan virusin e inxhinieruar në gjakut të marrë nga njerëzit të cilëve u ishte bërë vaksina. Ata zbuluan një ulje të dy të tretave të nivelit të antitrupave, pas përballjes me virusin. Ky studim u botua të enjten në New England Journal of Medicine (NEJM).
Duke qene se nuk ka ende një pikë referimi për të përcaktuar se çfarë niveli antitrupash nevojiten për të mbrojtur kundër virusit, është e paqartë nëse reduktimi i dy të tretave i antitrupave do ta bëjë vaksinën joefektive kundër variantit që po përhapet nëpër botë.
Sidoqoftë, një prej autorëve të studimit, Pei-Yong Shi, tha se ai besonte se me marrjen e një doze të tretë, vaksina e Pfizer ndoshta do të mbronte pothuajse plotësisht ndaj variantit të Afrikës së Jugut.
“Ne nuk e dimë se cili është përqindja minimale e antitrupave që duhen për neutralizimin e virusit,” tha ai. “Në provat klinike, si vaksina Pfizer / BioNTech ashtu edhe ajo e Moderna dhanë një mbrojtje të papërfillshme pas marrjes së një doze të vetme përballë variantit nga Afrika e Jugut”.
Nevojitet më shumë punë për të kuptuar nëse vaksina funksionon kundër variantit të Afrikës së Jugut, tha Shi, duke theksuar se shkenca duhet të përcaktonte se cilat nivele të antitrupave ofrojnë mbrojtje.
Pfizer dhe BioNTech thanë se ata po bënin prova të ngjashme laboratorike për të kuptuar nëse vaksina e tyre është mbrojtëse ndaj një varianti tjetër të gjetur në Brazil.
Moderna publikoi të dhënat e një prove laboratorike të mërkurën, duke pranuar se kishte zbuluar një rënie prej gjashtë herë në nivelet e antitrupave kundrejt variantit të Afrikës së Jugut.
Moderna gjithashtu tha se efikasiteti aktual i vaksinës së saj kundër variantit të Afrikës së Jugut është ende për t’u përcaktuar, ndërkohë që Pfizer këmbëngul se vaksina e saj ofron mbrojte efektive ndaj të gjitha varianteve. Megjithatë, ekspertët pranojnë se pas studimit të fundit, ka vend për shqetësim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.