Një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga David Veesler i Departamentit të Biokimisë në Universitetin e Uashingtonit në Seattle zbuluan se tre mutacione të variantit Delta shmangin plotësisht antitrupat e gjeneruar nga vaksinat ose infektimi i mëparshëm me Covid-19.
Për disa vjet Veesler dhe bashkëpunëtorët e tij kanë studiuar konformimin molekular dhe mekanizmat e infeksionit të koronavirusëve, të ngjashëm me SARS-CoV-2. Në të njëjtën kohë, ata gjithashtu shqyrtuan se si antitrupat përpiqen të mbrojnë organizmin dhe si variantet vijnë me ndryshime të reja. Të dhënat e tyre të fundit, të botuara në “Science”, tregojnë se varianti Epsilon bazohet në një strategji indirekte dhe të pazakontë të arratisjes së neutralizimit. Një analizë e orës molekulare tregoi që pararendësi i variantit Epsilon u shfaq në Kaliforni në maj të vitit 2020. Deri në verën e të njëjtit vit ai ishte ndarë në linjat B.1.427 dhe B.1.429. Rastet e këtij varianti më pas u rritën me shpejtësi dhe u përhapën kudo. Aktualisht ato janë të regjistruara në të paktën 34 vende. Për të mësuar më shumë në lidhje me karakteristikat e variantit Epsilon, studiuesit testuan rezistencën plazmatike të njerëzve të vaksinuar ose të cilët tashmë ishin ekspozuar ndaj virusit. Fuqia neutralizuese e plazmës kundër këtij mutacioni të rrezikshëm është zvogëluar me afërsisht 2 deri në 3.5 herë. Ashtu si origjinali SARS-CoV-2, varianti Epsilon infekton qelizat e synuara përmes glikoproteinës së saj spike. Ata zbuluan se mutacionet në variant ishin përgjegjës për rirregullimet në zonat kritike të glikoproteinës spike, me ndryshimet përkatëse strukturore në ato zona. Shkencëtarët besojnë se zbulimi i mekanizmave të ndryshimit është po aq i rëndësishëm sa mbikëqyrja e varianteve përmes përcaktimit të ARN-së.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



