Varianti Delta po përhapet me ritme shumë të larta dhe është një shenjë se po garon me vaksinimin. Sipas ekspertëve nëse vendet nuk zhvillojnë fushatat e tyre të imunizimit ka gjasa që varianti i ri të fitojë. Ky variant është identifikuar në të paktën 92 vende aktualisht në të gjithë botën. Kërkimet e kryera në Mbretërinë e Bashkuar, ku varianti përbën 99% të rasteve të reja Covid-19, tregojnë se është rreth 60% më e transmetueshëm se variantet e tjera. Ekspertët kanë shpjeguar se ky variant sjell një rrezik të madh edhe për shtrimin në spital dhe është rezistent ndaj vaksinave sidomos pas një doze.
"Ky është problemi i vërtetë i gjithçkaje deri sa t’i afroheni imunitetit të popullatës. Ka nevojë për një mbulim shumë të lartë për t’u mbrojtur nga çdo lloj varianti që është më i transmetueshëm,” tha Stephen Griffin, një virolog në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Leeds, Mbretëri e Bashkuar.
Thirrjet për kujdes vijnë në një kohë kur kërkimet në Australi tregojnë se sa lehtë mund të përhapet varianti Delta. Bazuar në studime zyrtarët shëndetësorë dyshojnë se ajo është transmetuar në mënyrë të frikshme pasi mendohet se mund të transmetohet në 10 sekonda takim me një njeri të infektuar. Ekspertët shtojnë se tashmë është e qartë se Delta ka një avantazh të konsiderueshëm të transmetimit, por shkencëtarët nuk e kanë vërtetuar ende arsyen. Catherine Noakes, një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor të Mbretërisë së Bashkuar tregoi dy arsye të mundshme pse është më i transmetueshëm ky virus:
-njerëzit që infektojnë kanë një ngarkesë më të lartë virale, që do të thotë se do lëshojnë më shumë grimcat në ajër.
-ose që një kohë relativisht e shkurtër e ekspozimit ndaj një personi të infektuar është e mjaftueshme për të përhapur sëmundjen.
"Ajo që nuk do të thotë domosdoshmërish është se transmetohet në të njëjtën mënyrë gjatë gjithë kohës për të gjithë,” shton eksperti.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po nxit edhe njerëzit e vaksinuar plotësisht të të mbajnë maska, të mbajnë distancën sociale dhe të praktikojnë masa të tjera të sigurisë, për të mos u prekur nga varianti Delta.
Izraeli, ku rreth 55% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, riktheu përsëri masën ku do të mbaheshin maskat me detyrim në ambiente të brendshme për të luftuar rritjen e rasteve të variantit Delta vetëm 10 ditë pasi e kishte hequr atë. Rritja e rasteve në Izrael nuk është përkthyer ende në një rritje të shtrimeve në spital dhe vdekjeve, kështu që ekspertët atje kanë këshilluar masa paraprake.
"Virusi po qarkullon në shoqëri, kështu që edhe nëse nuk keni pasur një numër të lartë të vdekjeve, ai përsëri shkakton infektime që përkthehet në njerëz të sëmurë, izolime dhe njerëz me Covid të zgjatur,” shpjegojnë ekspertët.
Sipas Griffin të gjithë duhet të mbajnë maskën mbrojtëse përpara se të ekspozohen ndaj varianteve sepse kjo do të thotë që edhe nëse nuk prekeni, keni mjaftueshëm njerëz që janë të ndjeshëm që R [numri i riprodhimit] do të kalojë mbi 1.
"Kjo është shenjë që ne duhet të përdorim masat mbrojtëse dhe nuk duhet të anashkalojmë fëmijët nga programi i vaksinimit,” shtoi ai.
Burimi:The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.