Delta që po qarkullon tani është një nga katër "variantet shqetësues" të identifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit, është rrënjësisht i ndryshëm nga virusi që u shfaq në Wuhan, Kinë, në fund të vitit 2019, aq sa shumë vende janë detyruar të ndryshojnë planifikimin e tyre për përballjen me pandeminë. Qeveritë po përpiqen të përshpejtojnë programet e vaksinimit duke zgjatur apo edhe rivendosur mbajtjen e maskave dhe masa të tjera të shëndetit publik. Sa i përket qëllimit për të arritur imunitetin e tufës duhet të ketë një mbulesë të madhe vaksinale.
"Me shfaqjen e Delta, kuptova se është thjesht e pamundur ta arrish atë," thotë Müge Çevik. Megjithatë tani ka mjaft imunitet në popullatën njerëzore për të nxitur një konkurrencë evolucionare, duke i bërë presion virusit të përshtatet në popullatë,” një specialiste e sëmundjeve infektive në Universiteti i Shën Andrews.
Në të njëjtën kohë, pjesa më e madhe e botës është ende e mbingarkuar me infeksione, duke i dhënë virusit shumë shanse për të përsëritur dhe hedhur mutacione të reja. Sidoqoftë, të parashikosh se ku do të çojnë ata faktorë shqetësues është po aq e ndërlikuar sa ishte një vit e gjysmë më parë.
"Ne jemi shumë më mirë në shpjegimin e së kaluarës sesa në parashikimin e së ardhmes," thotë Andrew Read, një biolog evolucionar në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë.
Në fund të fundit, evolucioni drejtohet nga mutacione të rastësishme, të cilat janë të pamundura të parashikohen. Sidoqoftë, përvoja me viruse të tjerë u jep biologëve evolucionarë disa të dhëna se ku mund të drejtohet SARS-CoV-2. “Shpërthimet e viruseve në të kaluarës tregojnë se koronavirusi mund të bëhet edhe më infektiv sesa është Delta tani, thotë Read.
Eksperti thotë se virusi mund të evoluojë për t'u bërë edhe më vdekjeprurës, siç kanë qenë disa viruse të mëparshëm, përfshirë gripin e vitit 1918. Dhe megjithëse vaksinat kundër COVID-19 janë gjetur shumë shpejtë, historia tregon se virusi mund të evoluojë më tej për të shmangur efektin e tyre mbrojtës. Ndryshimi nga koronaviruset e tjerë me SARS-CoV-2 është se deri më tani ka pasur një aftësi e të shkëlqyer për t’u përhapur mes njerëzve. Në një moment në fillim të pandemisë, SARS-CoV-2 fitoi një mutacion të quajtur D614G që e bëri atë pak më infektiv. Ai version u përhap në të gjithë botën; pothuajse të gjithë viruset aktuale rrjedhin prej tij. Pastaj në fund të vitit 2020, shkencëtarët identifikuan një variant të ri, të quajtur tani Alpha, në Britani të Madhe, që ishte rreth 50% më i transmetueshëm e më pas doli Delta që është rreth 60% më e transmetueshme se Alpha. Variantet e reja të SARS-CoV-2 gjithashtu mund të shkaktojnë sëmundje më të rënda. Për shembull, një studim në Skoci zbuloi se një infeksion me Delta kishte rreth dy herë më shumë gjasa të çonte në shtrimin në spital sesa me Alpha.
Nuk është hera e parë që një sëmundje e sapo shfaqur të bëhej shumë shpejt serioze.
“Pandemia e gripit 1918-1919 gjithashtu duket se ka shkaktuar sëmundje më serioze me kalimin e kohës. Të dhënat tona nga Danimarka tregojnë se ishte gjashtë herë më vdekjeprurëse në valën e dytë, thotë Lone Simonsen, një epidemiolog në Universitetin Roskilde i cili studion pandemitë e kaluara.
Një nocion popullor thotë se viruset kanë tendencë të evoluojnë me kalimin e kohës për t'u bërë më pak të rrezikshëm, duke lejuar mikpritësin të jetojë më gjatë dhe të përhapë virusin më shumë. Ekspertët thonë se kjo duket gjë e thjeshtë, e epidemiologjia nuk është e tillë.
Edhe pse është e pamundur të parashikohet saktësisht se si infektiviteti, virulenca dhe evazioni imunitar do të zhvillohen në muajt e ardhshëm, disa nga faktorët që do të ndikojnë në trajektoren e virusit janë të qartë. Imuniteti tani po ndërtohet me shpejtësi në popullatën njerëzore. Nga njëra anë, imuniteti zvogëlon gjasat që njerëzit të infektohen dhe mund të pengojë replikimin viral edhe kur ata janë të infektuar.
“Kjo do të thotë se do të ketë më pak mutacione nëse vaksinojmë më shumë njerëz," thotë Çevik.
Por eksperti thotë se nuk duhet harruar se tashmë çdo variant i këtij virusi po bëhet më i zgjuar.
Një studim i përgjithshëm i vitit 2015 zbuloi se ndryshimet në viruse gjatë 2 viteve të para duket se e bëjnë virusin më të aftë në transmetimin nga njeriu te njeriu por virologu Kristian Andersen i nga fondacioni kërkimor “Scripps Research” mendon se virusi ka ende hapësirë për të evoluar e sipas tij këtë gjë na e ka treguar shumë mirë deri tani!./Science/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.