Bota

Variantet e reja të Covid-19, Gjermania mund të mbyllë kufijtë

Gjermania ka paralajmëruar sot se mund të ketë nevojë të mbyllë kufijtë për shkak të varianteve të reja të Covid-19 nga Anglia dhe Afrika e Jugut, të cilat kanë bërë që ekonomia  më e  madhe e Europës të mos vendosë rritjen e rasteve të reja nën kontroll pavarësisht karantinës.

Shefi i stafit të Merkel paralajmëroi se Gjermania mund të ketë nevojë të mbyllë kufijtë e saj ndaj vendeve europiane nëse ato nuk veprojnë për të frenuar rastet e koronavirusit.

Helge Braun tha për televizionin ARD se ishte e rëndësishme që Europa të vërë nën kontroll nivelet e infeksionit në mënyrë që të mbrojë veten nga varinatet e reja, më të transmetueshme të virusit.

“Rreziku është që kur infeksionet në një vend të rriten, ky mutacion të bëhet një varianti mbizotërues dhe atëherë epidemia nuk mund të kontrollohet më” tha ai.

“Dhe për këtë arsye rregulla edhe më të rrepta të hyrjes në kufijtë tanë të brendshëm janë të pashmangshme”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë