Nga Gazeta ‘Si’ – Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se aplikimi i Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE ka ngelur në vend, kjo për shkak se sipas tij, në Kosovë po ndodhin veprime eskaluese.
Këtu ai përmendi vendimin e BQK-së për operacione me para të gatshme që lidhet me përdorimin e dinarit serb.
“Fatkeqësisht ngjarjet e fundit në Kosovë nuk e bënë fare të lehtë për Këshillin Evropian, që t’ia besojë detyrën te Komisioni që ta vlerësojë aplikimin e Kosovës. Ne kemi thënë shumë herë që kurdo që Këshilli ia beson Komisionit ta japë opinionin e tij në këtë aplikim, ne jemi gati të bëjmë këtë. Por ne po e shohim shumë qartë se në vend të deeskalimit, ne po shohim shfaqjen e elementeve të reja të eskalimit në atë vend. I fundit është vendimi i Bankës Qendrore, që ndalon një valutë të huaj”, tha komisionari Varhelyi.
Këto komente diplomati hungarez i bëri kur foli për politikën e zgjerimit të Unionit Evropian, që tha se do të kompletohet kur aty të hyjnë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe disa tjera, po ashtu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.