Kosova

Varhelyi i kërkon Kosovës të dërgojë në Kushtetuese draft statutin e Asociacionit

Nga Gazeta ‘Si’- Komisionari Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se rrugët evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalojnë nëpërmjet dialogut ndërsa i bëri thirrje Kosovës ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështje të BE-së në Budapest, të hënën Varhelyi është shprehur se pret që palët t’i vazhdojnë përpjekjet për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve.

“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë nëpërmjet dialogut. Presim që palët t’i vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve të tyre, në kuadër të dialogut, duke nisur me dërgimin e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, citohet ai në njoftimin e Komisionit Evropian.

Varhelyi ka folur edhe për gjendjen aktuale të procesit të zgjerimit të BE-së, duke shprehur besimin se komisioni i ardhshëm do të jetë Komisioni i Zgjerimit. Sipas tij, BE-ja është e angazhuar në sigurimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë