Stimulimi elektromagnetik i trurit mund të ndihmojë në luftimin e varësisë nga kokaina. Për të konfirmuar efektivitetin e teknikës është një studim i kryer në spitalin universitar Careggi në Firence.
Terapia me valë elektromagnetike, tashmë në përdorim në qendra të ndryshme, gjeneron mikro-shkarkime elektrike pa dhimbje që stimulojnë zonat e trurit ku besohet se janë qendrat e varësisë, duke tentuar të rivendosë funksionimin fiziologjik të trurit.
“Rezultatet e hulumtimit tonë të publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare “Plos One” konfirmojnë, me një metodë rigoroze, efikasitetin e stimulimi i trurit me valë elektromagnetike për trajtimin e varësisë ndaj kokainës”, shpjegon profesori Guido Mannaioni i Universitetit të Firences, një nga autorët e studimit.
Sipas ekspertëve në këtë fazë studimore pacientët u studiuan për një periudhë 3 mujore. Në fund të eksperimentit ekspertët vunë re se ata kishin një rezistencë tepër të lartë për varësinë e tyre.
Burimi:Italy 24/Përshtati: Gazeta “Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.