Futboll

VAR-i shpëton tri herë Partizanin, kthehet nga Kazakistani vetëm me një gol të pësuar

Gazeta Si – Me shumë fat Partizani në ndeshjen e parë të ‘Play-off’-it të Ligës së Konferencës ndaj Astanës, ku humbi 1-0. Në 3 raste kampionët e Shqipërisë u shpëtuan nga VAR-i, që anuloi golin e dytë të kazakëve. Kualifikimi mbetet i hapur.

Sapo kishin kaluar 20 minuta lojë, Partizani humbi Eros Grezdën për dëmtim dhe në fushë u fut Preka. Lojën e kishte nën kontroll Astana, që gjeti golin në minutën e 41-të me Lonçar, i ndihmuar edhe nga një devijim. Në shtesën e kësaj pjse kazakëve iu anulua një gol për pozicion jashtë loje të Ajmbetov.

Nga ndeshja Astana-Partizani, 1-0. Gazeta Si, 24 gusht 2023

Në pjesën e dytë ishte sërish Astana që sulmoi më shumë dhe shënoi një tjetër gol me Tomasov, vetëm 3 minuta pasi ky i fundit ishte futur në fushë, por sërish VAR-i shpëtoi Partizanin, duke evidentuar një pozicion jashtë loje. Rrapaj më parë kishte humbur një mundësi shumë të mirë për të barazuar rezultatin.

Në fundin e ndeshjes, duke manovruar edhe me ndërrimet, trajneri Zekiç e orientoi skuadrën për t’u mbrojtur më fort. Por për herë të tretë Partizani u shpëtua nga teknologjia, me një tjetër gol të anuluar të Tomasov për pozicion jashtë loje.

Në ndeshjen e kthimit në Shqipëri të kuqtë duhet të bëjnë shumë më shumë për të përmbysur këtë humbje minimale. Po ashtu, duhet shumë kujdes për të mos pësuar, sepse jo gjithmonë do të shpëtohen nga VAR-i.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë