Nga Gazeta ‘Si’- Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance, ka zhvilluar një telefonatë të tensionuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë së cilës e ka kritikuar për parashikime tepër optimiste lidhur me luftën në Iran, raporton Axios.
Sipas burimeve të cituara, Vance e ka qortuar Netanyahun për mënyrën se si i kishte paraqitur presidentit Donald Trump mundësinë e një konflikti të lehtë dhe të shpejtë, duke e bërë ndryshimin e regjimit në Iran të dukej më i arritshëm sesa ishte në realitet.
Një zyrtar amerikan tha se zëvendëspresidenti kishte një pasqyrë të qartë mbi këto deklarata, duke përdorur edhe nofkën “Bibi” për Netanyahun.
Pas telefonatës, tensionet janë thelluar më tej. Një zyrtar amerikan ka pretenduar se Izraeli po përpiqet të minojë rolin e Vance, i cili ka konsiderohet udhëheqës në përpjekjet për negocimin e një armëpushimi me Iranin.
Vance, i njohur për kundërshtimin e tij ndaj luftërave të gjata jashtë vendit, është përfshirë në bisedime së bashku me negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
I njëjti burim ka akuzuar Izraelin se qëndron pas raportimeve që sugjerojnë se Irani kërkon të negociojë drejtpërdrejt me Vance, duke e konsideruar atë më fleksibël për arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit. Megjithatë, sipas Axios, nuk ka prova konkrete që mbështesin këtë pretendim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje