Nga Gazeta ‘Si’- Zv.presidenti i SHBA-së, J.D Vance ironizoi europianët duke i cilësuar si “dyfytyrësh”.
Në një intervistë të mërkurën, i pyetur për qëndrimin e Europës ndaj vendit SHBA, Vance qeshi dhe tha se europianët sulmojnë publikisht, ndërsa privatisht janë të gatshëm të bëjnë shumë lëshime.
“Europianët privatisht janë shumë miqësorë dhe të gatshëm të bëjnë shumë lëshime, por pastaj sulmojnë publikisht dhe thonë: ‘Ne nuk do të bashkëpunojmë me amerikanët. Ne nuk do të bëjmë asgjë me amerikanët’”, tha ai.
“Më vjen keq. Është e gjitha e rreme. Narrativa se ata nuk po bëjnë lëshime dhe kompromise ndaj SHBA-së nuk është e vërtetë”, shtoi nënpresidenti i SHBA-së.
Në të njëjtën intervistë, ai paralajmëroi se nëse Irani do të siguronte një armë bërthamore, kjo do të shkaktonte një garë të ngjashme armatimesh në të gjithë Lindjen e Mesme.
“Nëse iranianët do të sigurojnë një armë bërthamore, e dini kush do të sigurojë një armë bërthamore të nesërmen? Sauditët dhe pastaj disa të tjerë në shtetet arabe të Gjirit. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Ky është qëllimi i deklaruar politik i presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Ajo që do të bëjë Presidenti Trump është t’i mbajë opsionet e tij të hapura. Ai do të flasë me të gjithë. Ai do të përpiqet të arrijë atë që mundet përmes mjeteve jo-ushtarake. Nëse ai beson se ndërhyrja ushtarake është e vetmja mundësi, atëherë në fund të fundit ai do ta bëjë atë zgjedhje”, shtoi ai.
Lidhur me të ardhmen e Iranit, Vance tha se “në një botë të përsosur, do të doja shumë që një grup iranianësh që duan lirinë… të merrnin pushtetin në vendin e tyre dhe të kishin një qeveri që ishte shumë më miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës? … Sigurisht që kjo do të ishte mirë.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



