Futboll

Van Gal sulmon FIFA-n: Botërori i Argjentinës në tavolinë, Mesi duhej të ishte kampion!

Gazeta Si – Eliminimi nga Argjentina në Botërorin e fundit të zhvilluar në Katar vazhdon të djegë te Holanda dhe veçanërisht te trajneri Luis Van Gal. ‘Tulipanët’ u eliminuan me penallti nga skuadra e Mesit, ndërsa trajneri i njohur është i bindur se skadra e tij u penalizua ndaj amerikano-jugorëve.

Mesi debaton me stolin e Holandes gjate ndeshjes se Boterorit. Gazeta Si, 5 shtator 2023

Në një intervistë të fundit, teksa vlerësohej me një çmim nga Liga e futbollit holandez, Van Gal ka folur përsëri për argumentin e Botërorit, duke ngritur dyshime domethënëse. Si gjithmonë, Van Gal nuk ka përdorur diplomacinë për të komentuar aventurën e fundit në stolin e Holandës.

“Kur sheh golat e Argjentinës dhe kur sheh golat që kemi shënuar ne, kupton shumë gjëra, – ka deklaruar Van Gal. – Kupton po ashtu shumë gjëra kur shihen disa lojtarë argjentinas që i kalojnë kufijtë dhe nuk ndëshkohen. Atëherë unë mendoj se gjithçka ishte paravendosur: Mesi duhej të shpallej kampion bote”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë