Ka ndodhur

Valixhja e dyshimtë, alarm i rremë për bombë te Drejtoria e Kufirit në Tiranë

Gazeta Si - Një valixhe e harruar pranë zyrave të kufirit dhe migracionit në Tiranë ka alarmuar strukturat e policisë dhe forcave speciale RENEA.

Rreth orës 14.00 forcat e xhenios kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku pas ndalimit të lëvizjeve në afërsi të objektit të dyshuar, është bërë verifikimi i valixhes me pajisjet e posaçme të skanimit.

Një punonjës i xhenios është afruar dhe ka kryer paraprakisht kontrollin e valixhes dhe më pas ka bërë hapjen e saj duke konfirmuar se alarmi ka qenë i rremë.

Në çantën e harruar kishte rroba dhe objekte të tjera, por asnjë lëndë të rrezikshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë