Ka ndodhur

Valixhja e dyshimtë ishte bosh, punonjësja e pastrimit e harroi mbi trotuar

Gazeta Si – Një valixhe e dyshimtë në qendër të qytetit të Fierit ka alarmuar policinë, e cila bëri menjëherë rrethimin e zonës dhe ndalimin e lëvizjes së këmbësorëve.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe pas këqyrjes nga ekspertët, brenda valixhes nuk u konstatua asnjë send. Objekti ishte harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve, të cilën e kishte braktisur në trotuar. Valixhja ishte bosh dhe u largua prej andej nga policia.

Policia fillimisht bëri me dije se valixhja është rrethuar me shirit sigurie, ndërkohë që rrethuan dhe zonën ku ishte vendosur.

Rruga në qendër të qytetit, ku është gjetur valixhja bosh, është pjesë e segmentit ku këtë të diel është ndaluar qarkullimi i automjeteve për shkak të ditës pa makina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë