Motosport

Valentino Rosi zbulon të ardhmen, do të kthehet në pistë me një Audi

Pas testeve në Valencia dhjetorin e 2021-shit, Valentino Rosi, 9 herë kampion bote në motoçiklizëm, ka vendosur të firmosë për ekipin “Wrt Audi”. Ai do të garojë në sezonin 2022 të kampionatit “Fanatec GT World Challenge Europe”, jo më me motor, por me një makinë.

“Doktori” do të jetë që në fillim të sezonit në timonin e një Audi R8 Lms dhe do të konkurrojë për titullin, duke marrë pjesë si në “Endurance Cup”, ashtu edhe në “Sprint Cup”.

Makina Audi, me te cilen do te garoje Valentino Rosi. Gazeta Si, 13 janar 2022

Kampioni i botës mbi dy rrota për herë të parë do të jetë për një vit të tërë në timonin e një makine garash. Valentino Rosi në 2022-shin do të marrë pjesë në 10 gara në “GT World Challenge Europe” me ekipin belg “Wrt”. Në Itali tifozët e tij mund të mbështesin Audin numër 46 në dy raste: në Imola (1-3 prill) për “Endurance Cup”, dhe në Mizano (1-3 korrik) gjatë “Sprint Cup”.

“Jam i lumtur që bëhem pjesë e “Wrt” për gjithë sezonin, – ka thënë Valentino Rosi pas zyrtarizimit të kontratës. – E dinë të gjithë se jam një i apasionuar pas automobilizimit dhe gjithmonë më kë tërhequr ideja për të garuar me katër rrota, pasi përfundova karrierën në MotoGP. Tani jm i lirë dhe mund t’i dedikohem me kohë të plotë programit të garave si profesionist. “Wrt” është perfekt për atë që po kërkoja dhe mezi pres të nis këtë aventurë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë