Gazeta Si – Në disa qytete të Ukrainës janë regjistruar ndërprerje të energjisë elektrike pas sulmeve masive me raketa të kryera nga Rusia në orët e fundit.
Kharkivi, për shembull, është pothuajse plotësisht pa energji elektrike, ku ka pasur mbi 15 sulme në objektet energjetike.
“Të gjitha shërbimet e urgjencës janë tashmë funksionale”, siguroi kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleh Synehubov, ndërsa kryetari i bashkisë, Ihor Terekhov, bëri të ditur se për shkak të mungesës së energjisë ka probleme me ujin.
Lajmi për ndërprerjen e energjisë, raporton “Kiev Post”, vjen edhe nga Dnipro dhe Kryvyi Rih, ku ka pasur sulme me raketa dhe dronë.
“Infrastruktura kritike u prek, duke çuar në zbatimin e programeve të mbylljes emergjente në qytet”, – tha Oleksandr Vilkul, kreu i Këshillit të Mbrojtjes.
Pjesa më e madhe e Kamianskes në rajonin e Dnipropetrovsk është pa energji elektrike, sipas kryebashkiakut Andrii Bilousov.
Në rajonin e Sumy, sulmet me raketa në rrjetin e energjisë çuan në zbatimin e përkohshëm të programeve të mbylljes emergjente në disa rrethe.
Gjithashtu në rajonin e Lviv, një sulm me dron synoi një termocentral në lagjen Stryi, duke shkaktuar një zjarr që zjarrfikësit po shuajnë.
Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se si pasojë e sulmeve në mbarë vendin janë vrarë të paktën dy persona dhe janë plagosur 14 të tjerë.
Sipas kreut të administratës ushtarake në Zaporizhja, Ivan Fedorov, janë shkatërruar shtatë shtëpi dhe 35 ndërtesa të tjera janë dëmtuar.
Autoritetet thanë se sulmet ajrore ruse në Zaporizhja zgjatë për më shumë se një orë.
Operatorit të centralit të Zaporizhjës, Energoatom, tha se centrali është “në prag të mbetjes pa energji” për shkak të sulmeve ruse mëngjesin e së premtes.
Centrali i Zaporizhjës është më i madhi në Evropë dhe Kombet e Bashkuara vazhdimisht kanë paralajmëruar se sulmet ruse rrezikojnë të shkaktojnë një katastrofë bërthamore në këtë uzinë bërthamore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




