Dritat po shkëlqejnë në industrinë ruse të naftës, literalisht.
Kremlini po mundohet që të fshijë ndikimin e sanksioneve europiane në sektorin e energjive.
Por Moska nuk mund të fshijë satelitët mbi të që vështrojnë dritën e fortë në fushat e nxjerrjes së naftës, ku gazi natyror i padëshiruar digjet. Sa më shumë naftë nxirret aq më shumë dritë ka.
Ndonëse nuk është pranuar nga Rusia, por që nga nisja e luftës, nxjerrja e naftës atje ka rënë me 10% që nga nisja e luftës.
Prodhimi ka rënë edhe me braktisjen nga investitorët perëndimorë. Bashkimi Europian po bën hapa foshnjash për të reduktuar blerjen e gazit nga Rusia.
“Ne po masim hapat me zgjuarsi që të mund të përfshijmë edhe naftën në sanksionet e radhës”, – tha Ursula von der Leyen.
Për konsumatorët dhe bankat qendrore në një gjendje lufte me inflacionin, ndalimi i naftës ruse sinjalizon një valë të dytë, ndoshta të përhershme të rritjes së çmimeve për të.
Për Vladimir Putin është bast i fituar. Të ardhurat nga rritja e çmimit të gazit dhe naftës gjatë luftës ndihmuan Rusinë të stabilizonte rublën dhe të financonte ushtrinë. Një tjetër rritje do ta ndihmontë përsëri atë.
Faza e dytë ka mundësi të jetë më e ngadaltë, por më e gjatë duke rrezikuar ekonominë. Kulmi i sezonit është ende dy muaj e gjysmë larg, por vera do t’i rrisë përsëri çmimet.
Nxjerrja e naftës ruse është reduktuar në 9 mln fuçi në ditë nga 11 mln. Kjo edhe sepse tregjet e kanë refuzuar shpesh atë.
Nëse ulja vazhdon edhe gjatë majit, do të hyjnë në fuqi ligji për kërkesën dhe ofertën.
Burimi:Bloomberg/Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




