Shendet

Vaksinimi nuk ndalon plotësisht transmetimin e variantit Delta

Njerëzit e vaksinuar të infektuar që preken nga varianti Delta mund të jenë në gjendje ta përhapin atë po aq lehtë sa ata që ende nuk janë imunizuar.
Megjithëse vaksinat me Covid-19 duket se zvogëlojnë rrezikun e përgjithshëm të një individi për t’u prekur nga Delta por për sa i përket transmetueshmërisë së virusit nëse dikush e mbart atë, duket se vaksinat nuk ndikojnë,  sipas hulumtimit të ri nga Institucioni i Shëndetit Publik në Angli (PHE).
“Kjo mund të ketë implikime për infektueshmërinë e njerëzve, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo.Disa gjetje fillestare tregojnë se nivelet e virusit në ata që infektohen me Delta të cilët tashmë janë vaksinuar mund të jenë të ngjashme me nivelet e gjetura tek njerëzit e pavaksinuar,” tha PHE në një deklaratë.
Sidoqoftë, PHE tha se këto ishin të dhëna fillestare dhe këmbënguli se nevojiten “studime të tjera të synuara” për të përcaktuar shkallën në të cilën njerëzit e vaksinuar mund të përhapin variantin
Varianti Delta, po bëhet dominues në shumë vende të botës dhe pikërisht për këtë PHE këshillon nevojën e studimeve të tjera.
Peter Openshaw, një profesor i Mjekësisë Eksperimentale në Kolegjin “Imperial” në Londër tha se gjetjet e analizës PHE ishin “zhgënjyese”. Sidoqoftë, ai theksoi se hulumtimi tregon se virusi zhduket më shpejt në shumicën e njerëzve që janë vaksinuar.
“Pra, hapsira për transmetim mund të jetë më e ngushtë,” tha ai.


Simon Clarke, një profesor i mikrobiologjisë në Universitetin Reading, Angli tha se vaksina është më pak efektive kundër Delta sesa kundër disa varianteve të tjera, por ka edhe variante më evazive në të gjithë botën. “Ne po i mbajmë një sy shumë afër këtyre varianteve, por për momentin ju ende merrni shumë përfitime duke qenë të vaksinuar me dy doza,” shtoi ai.
Ekspertë të tjerë kanë paralajmëruar gjithashtu se imuniteti i tufës nuk ka gjasa të arrihet ndonjëherë duke pasur parasysh aftësinë e variantit Delta për të riinfektuar njerëzit e mbrojtur. Por duke pasur parasysh që vaksinat zvogëlojnë ndjeshëm ashpërsinë e një infeksioni, duke ofruar nivele të larta mbrojtjeje kundër shtrimit në spital dhe vdekjes, ka të ngjarë që ndikimi i Covid-19 në shoqëri të zbehet me kalimin e kohës, sipas Paul Hunter, një profesor në mjekësi në Universitetin e Lindjes në  Angli.

Stephen Evans, një profesor i farmakoepidemiologjisë në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, tha se numri i vogël i njerëzve të vaksinuar që dërgoheshin në spital nuk ishte një tregues se vaksinay nuk funksionojnë, “vetëm se nuk janë 100 për qind efektive”

Më vete, PHE tha se një variant tjetër, i njohur si B.1.621, i zbuluar së pari në Kolumbi, kishte treguar shenja të shmangies së përgjigjes imune të shkaktuar nga vaksinat Covid-19 ose infeksioni i mëparshëm.
PHE e ka etiketuar variantin “nën hetim”, por nuk e ka deklaruar atë si “variant shqetësimi”.
“Ekzistojnë prova paraprake laboratorike që tregojnë se vaksinimi dhe infeksioni i mëparshëm mund të jenë më pak efektivë në parandalimin e infeksionit me (B.1.621).Sidoqoftë, këto të dhëna janë shumë të kufizuara dhe kërkohet më shumë kërkime. Nuk ka asnjë dëshmi që tregon se është më e transmetueshme se varianti dominues Delta, ”tha ai, duke shtuar se kishte 37 raste të konfirmuara të variantit në Angli./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë