Mes të gjithë vendeve të botës ku mesatarja e vaksinimit me dy doza të popullsisë është rreth 70%, Shqipëria renditet ndër ato me përqindjen më të ulët të mbulimit vaksinal me vetëm 19.99% të popullsisë, shifër edhe më e ulët se mesatarja e Europës prej rreth 50%, sipas statistikave zyrtare nga Our World in Data.
Të dhënat e disponueshme deri në datën 17 gusht, vlerësojnë se vaksinimi në Shqipëri në raport me pjesën e popullsisë, është në ritme të ulëta.
Në krahasim me vendet e botës, Shqipëria lë prapa vetëm vende si Afganistani, Republika Demokratike e Kongos, Haiti apo Jemeni të cilat kanë patur edhe problematika në menaxhimin e dozave e ku sipas të dhënave, kanë vaksinuar me të dyja dozat vetëm rreth 2% të popullsisë së tyre.
Edhe në krahasim me vendet e Rajonit, Shqipëria renditet e parafundit, kryesisht në vend të katërt duke lënë mbrapa vetëm Kosovën.
Në Rajon, Greqia ka numrin më të lartë të popullsisë të vaksinuar me dy doza, përkatësisht 54.07%.
Ajo ndiqet nga Mali i Zi që ka të vaksinuar me dy doza 27.50% të popullsisë.
Edhe Maqedonia duket se ka ecur me ritme më të larta vaksinimi se Shqipëria, duke vaksinuar me dy doza 23.58% të popullsisë.
Kosova, e cila e nisi procesin e vaksinimit më vonë se Shqipëria, qëndron në të njëjtat nivele me Bosnje-Hercegovinën, me vetëm 11.03% të popullsisë të vaksinuar më të dyja dozat.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,899,172 vaksina anti-Covid-19.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në total deri tani janë kryer 1,376,763 doza të vaksinave por prej tyre vetëm 589,253 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.