Vaksinat kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës mund të jenë gati deri në fund të dekadës, sipas shefit ekzekutiv të Moderna, Paul Burton. Burton thotë se deri në vitin 2030 do të ketë vaksina për të gjitha llojet e sëmundjeve të pashërueshme, duke shpëtuar miliona jetë.
Firma, e cila krijoi një vaksinë kryesore kundër koronavirusit, po zhvillon vaksina kundër kancerit që synojnë lloje të ndryshme kanceri.
Sëmundjet e zemrës dhe kanceri janë “vrasësit” më të mëdhenj në SHBA, me 1.3 milion viktimave në vit ose më shumë se një në tre nga të gjitha viktimave e regjistruara.
‘Ne do ta kemi atë vaksinë dhe do të jetë shumë efektive dhe do të shpëtojë qindra mijëra, nëse jo miliona jetë. Unë mendoj se ne do të jemi në gjendje të ofrojmë vaksina të personalizuara kundër kancerit, kundër llojeve të shumta të ndryshme të tumorit për njerëzit në mbarë botën”, shtoi ai.
“Ne kemi studime në fusha të ndyshme dhe të gjitha ato kanë treguar premtime të jashtëzakonshme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




