Kur merren përpara ekspozimit ndaj lisë së majmunëve, vaksinat janë efektive në mbrojtjen e njerëzve.
Ka dy lloje vaksinash të quajtura ACAM200 dhe JYNNEOS TM.
Kjo e fundit është gjithashtu e licencuar posaçërisht për të parandaluar linë e majmunëve.
JYNNEOS TM administrohet si një virus i gjallë që nuk riprodhohet.
Ajo administrohet si dy injeksione nënlëkurore me një distancë prej katër javësh. Nuk ka asnjë efekt anësor të dukshme dhe si rezultat, nuk ka rrezik për përhapje në pjesë të tjera të trupit ose në njerëz të tjerë. Personat që marrin JYNNEOS TM nuk konsiderohen të vaksinuar derisa të marrin të dyja dozat e vaksinës.
Qendra e Shërbimeve Shëndetësore në SHBA (CDC), shpjegon se vaksinimi i hershëm është i nevojshëm për personat që punojnë në laboratorë apo ushtarakët. Kjo gjendje anashkalohet kur virusi i lisë përhapet si epidemi.

Efektiviteti i vaksinës.
Për shkak se virusi i lisë së majmunit është i lidhur ngushtë me virusin që shkakton linë, vaksina e lisë së majmunit mund t’i mbrojë njerëzit edhe nga lia.
Të dhënat e kaluara nga Afrika tregojnë se vaksina kundër lisë është të paktën 85% efektive në parandalimin e sëmundjes. Efektiviteti i JYNNEOS TM kundër lisë së majmunëve u provua nga një studim klinik tek kafshët fillimisht.
Vaksinat kundër lisë së majmunëve janë efektive në mbrojtjen e njerëzve nga lija e majmunëve kur jepen përpara ekspozimit të sëmundjes. Ekspertët besojnë gjithashtu se vaksinimi pas ekspozimit ndaj lisë së majmunit mund të ndihmojë në përkeqësimin e sëmundjes.
Marrja e vaksinës pas ekspozimit ndaj virusit të lisë së majmunit.
Ekspertët kanë rekomanduar që vaksina të bëhet brenda 4 ditëve, nga data e ekspozimit për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes. Nëse jepet 4-14 ditë pasi një individ është prekur, vaksinimi mund të zvogëlojë simptomat e sëmundjes, por nuk e parandalon atë.

Rivaksinimi pas ekspozimit.
Personat e ekspozuar ndaj virusit të lisë së majmunit, që nuk kanë marrë vaksinën kundër lisë në 3 vitet e fundit, duhet të konsiderojnë vaksinimin.
Sa më shpejt që personi ta marrë vaksinën, aq më efektive do të jetë ajo në mbrojtjen kundër virusit të lisë së majmunit.
Rreziqet e vaksinës kundër sëmundjes së lisë së majmunit.
Për shumicën e personave që kanë qenë të ekspozuar ndaj lisë së majmunëve, rreziqet nga sëmundja e lisë së majmunëve janë më të mëdha se rreziqet nga vaksina kundër lisë së majmunëve.
Lija e majmunit është një sëmundje serioze. Shkakton ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, ënjtje të nyjeve limfatike, një ndjenjë të përgjithshme shqetësimi dhe skuqje të rënda të lëkurës.
Studimet e lisë së majmunëve në Afrikën Qendrore – ku njerëzit jetojnë në zona të largëta dhe nuk kanë shërbim shëndetësor- treguan se sëmundja vrau 1-10% të njerëzve të infektuar.
Në të kundërt, shumica e njerëzve që marrin vaksinën kundër lisë kishin vetëm reaksione të vogla, si temperaturë të lehtë, lodhje, ënjtje të gjëndrave dhe skuqje dhe kruajtje në vendin ku jepet vaksina.
Burimi:CDC/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




