Një kompani franceze e bioteknologjisë ka krijuar një vaksinë të re ku sipas saj, është efektive në uljen e rrezikut të vdekjes për njerëzit me disa kancere të mushkërive me 41%.
Vaksina ‘Tedopi’ e Ose Immunotherapeutics është treguar të jetë efektive në uljen e shkallës së vdekshmërisë në disa kancere të mushkërive.
Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin në Evropë dhe SHBA.
Rezultatet e një prove klinike të fazës 3 për të vlerësuar përfitimet terapeutike të vaksinës, hapi i fundit përpara se një ilaç të mund të tregtohet, u botuan në revistën Annals of Oncology.
Sipas Institutit të Kancerit në SHBA, vaksina iu dha pacientëve me kancer të avancuar të mushkërive, lloji më i zakonshëm i kancerit të mushkërive dhe ai që është “zakonisht më pak i ndjeshëm ndaj kimioterapisë”.
Një total prej 219 pacientësh, të cilët të gjithë kishin treguar rezistencë ndaj trajtimeve të tjera, morën pjesë në studim në nëntë vende europiane dhe në Shtetet e Bashkuara. Ishin 139 pacientë që morën vaksinën dhe 80 që morën kimioterapi.
Pacientët që morën Tedopi treguan një shkallë dukshëm më të lartë të mbijetesës dhe një cilësi më të mirë të jetës sesa ata që morën kimioterapi.
“U vërejt një reduktim i konsiderueshëm prej 41% në rrezikun e vdekjes, i shoqëruar me një rezultat të përmirësuar të tolerancës dhe cilësinë së jetës”, thotë profesor Benjamin Besse, autori kryesor i studimit.
Sipas Ose Immunotherapeutics, vaksina Tedopi fillimisht merret çdo tre javë, më pas çdo tetë javë për një vit dhe më pas çdo 12 javë.
Nicolas Poirier, CEO i kompanisë tha se rezultatet e fundit janë një shpresë më shumë për të gjithë njerëzit që preken nga kanceri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




