Pfizer-BionNTech ka paraqitur të dhëna në Administratën amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), për të treguar se vaksina e saj kundër COVID-19 mund të ruhet në temperatura midis minus 25 gradë dhe minus 15 gradë Celcius për dy javë, temperatura e frigoriferëve të zakonshëm.
Aktualisht, në etiketën e vaksinës shkruhet se ajo duhet të ruhet në temperaturën midis minus 80 gradë celsius deri në minus 60 gradë celsius, që zgjat deri në gjashtë muaj, ose mund të ruhet në temperatura normale të ftohjes (2 gradë celsius deri në 8) për deri në pesë ditë.
“Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me FDA-n dhe CDC-n, derisa po punojmë për t’u siguruar që vaksina të transportohet dhe të ruhet në kushte gjithnjë e më fleksibile. Nëse miratohet, atëherë ky opsion i ri i ruajtjes do t’u ofronte farmacive dhe qendrave të vaksinimit fleksibilitet më të madh në mënyrën se si ata menaxhojnë furnizimin e tyre të vaksinave”, tha shefi i Pfizer, Albert Bourla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.