Shendet

Vaksina e gripit që merret nëpërmjet hundës rrit imunitetin

Sipas shkencëtarëve në Universitetin Shtetëror të Xhorxhias, vaksina e gripit me nano-grimca e marrë përmes hundës ofron mbrojtje të rëndësishme kundrejt disa varianteve të gripit. Për të qenë të saktë, ai kontribuoi në përgjigjet imune të shumëanshme tek minjtë.

Vaksina përbëhet nga nanogrimca PEI-HA/CpG . PEI (polietileniimina) është në gjendje të bartë njëkohësisht antigjene që nxisin një përgjigje imune të organizmit që përmirësojnë këtë të fundit. Si përgjigjet imune ashtu edhe mbrojtja e kryqëzuar rezultuan të qëndrueshme dhe treguan mbrojtje nga virusi i gripit gjashtë muaj pas imunizimit. Studimi u botua në revistën “ACS Applied Materials & Interfaces”.

Vaksina intranazale(nëpërmjet hundës) është një qasje ideale për sëmundjet e frymëmarrjes si gripi. Vaksinimi klasik i gripit sezonal në përgjithësi shkakton përgjigje të kufizuara imune dhe antitrupat bien mjaft shpejt, duke e lënë kështu popullsinë të prekshme ndaj varianteve të reja virale. Në patogjenin e gripit, HA është një proteinë që luan një rol vendimtar në fazat e hershme të sëmundjes.

Zakonisht, antigjenet proteinike të administruara në mënyrë intranazale nuk janë në gjendje të nxisin një përgjigje të vërtetë imune; prandaj është e nevojshme të shtohen përbërës efektive. Studiuesit deklarojnë se nanogrimcat përmirësojnë ndjeshëm imunitetin dhe kështu krijojnë një mburojë të vërtetë kundër llojeve të ndryshme të viruseve të gripit.
Chunhong Dong, autori i parë i studimit tha se platformat e nanogrimcave kanë treguar karakteristika intriguese dhe potencial të madh në zhvillimin e një vaksine ndër-mbrojtëse të gripit. Eksperti shton se edhe pse nuk u vërejtën efekte negative, nevojitet një vlerësim më gjithëpërfshirës i sigurisë së sistemit ndihmës të nanogrimcave përpara hetimeve të mëtejshme klinike për vaksinën e gripit.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë