Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka luajtur sot një miqësore me Bosnjë-Hercegovinën në qytetin e Zenicës, ku ka barazuar me rezultatin 0-0. Trajneri Armir Grima ka testuar grupin që ka në dispozicion, ndërsa rezultati ishte në plan të dytë.
Ai e nisi miqësoren me këtë formacion: Rexhepi, Rrahmani, Curraj, Elezaj, Maliqi, Begallo, Levenaj, Doçi, Gjini, Tukaj dhe Franja. Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Hyska, Zarka, Metalla, Hamonikaj, Xhindole dhe Troka. Skuadra jonë luajti më mirë në pjesën e parë, por pa mundur ta gjejë rrugën e rrjetës.
Kombëtarja e femrave në futboll nuk luante një ndeshje që në dhjetor të vitit të kaluar, për eliminatoret e Europianit. Objektivi i trajnerit Grima tashmë është që të krijojë një ide më të qartë për lojtaret që ka në dispozicon dhe formën e secilës prej tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




