Drejtësia

Vajza e mitur akuzoi babain se e kishte përdhunuar, Gjykata e Durrësit liron Bledar Rakon

Gazeta Si – Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia Bledar Rakon, i dyshuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjec. Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e mbrojtes dhe i ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në atë të “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Rako u akuzua nga e vajza e tij, se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të për 4 vite rrjesht. Pas kryerjes së aktekspertimit një fakt i tillë nuk rezultoi i vërtet. Sipas hetimeve të prokurorisë dyshohet se vajza e mitur e inskenoi këtë gjë për shkak se babai i kishte marrë celularin dhe nuk e linte të dilte me shoqërinë.

Ngjarja u zbulua pasi vajza 15 vjeçe në fillim ka folur me psikologen e shkollës duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale. E mitura është marrë në pyetje nga psikologet dhe ka rrëfyer se abuzimi qe ka nisur ne moshën 10-vjeçare brenda në shtëpinë e tyre kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi. Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë lajmëruar policinë, e cila ka prangosur të atin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë