Gazeta Si – Argita Malltezi, vajza e kryedemokratit Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në SPAK lidhur me kallëzimin e bërë nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, pas akuzave se ka marrë 500 mijë euro ryshfet.
Më 19 tetor 2024, ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, i ka kërkuar SPAK që të hetojë deklaratat e Argita Berishës, e cila e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS.
Gjyqtarja Gjoka kërkoi hetime të thelluara nga Prokuroria e Posaçme për këto akuza publike që vajza e ish-kryeministrit ka bërë ndaj saj.
Pasi ka dalë prej andej pas 30 minutash, Malltezi është shprehur se ka bërë kallëzim për Gjokën, për të cilën ka thënë se ka falsifikuar aktet zyrtare. Më tej, Malltezi i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë mbi kallëzimin e saj.
“Irena Gjoka ka falsifikuar aktet zyrtare, kanë thënë kanë ndryshuar ligjin. Të gjitha kanë akte falsifikimi me pasoja të rënda. Pyetja në thelb kishte një standard të një drejtësie të kapur nga grupet kriminale. Unë pyeta a e disponon SPAK një video të tillë të një gazetari të larguar nga Shqipëria. Unë nuk e disponoj. SPAK të na sqarojë a ekziston apo nuk ekziston. SPAK ndoshta dhe nuk ka mundësi të thotë se ajo video nuk ekziston. Tentativa për të larë fytyrën e Irena Gjokës, një tentativë e dështuar”.
Malltezi dha çfarë ndodhi brenda godinës së Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar si një tentativë për t’ia mbyllur gojën dhe për të larë fytyrën e Irena Gjokës.
“Në një tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen, çdo tentativë për të mbyllur gojën e oponencës, është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik, tentativë që do të dështojë. I jam referuar shkrimeve që ekzistonin në media që e akuzonin zonjën në fjalë për ato të cilat ajo nuk i kundërshton dot dhe nuk i ka kundërshtuar. Ajo megjithatë ka kërkuar që Dumani t’i lajë fytyrën. Vë në dyshim standartin e dyfishtë të kësaj godine këtu. Unë dhe Jamarbri kemi bërë disa kallëzime për çështje konkrete për falsifikim aktesh konkrete”, tha Mallrezi pasi doli nga SPAK.
Gjyqtarja Gjoka kërkoi hetime të thelluara nga SPAK për këto akuza publike që vajza e ish-kryeministrit ka bërë ndaj saj.
Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në datën 23 shtator 2024, Argita Malltezi deklaroi se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat”.
E madje, sipas Argitës “gjyqtarja Gjoka del në një video, duke i kërkuar një ish-eksponenti të PS 500 mijë euro që rë mos e fuste në grup të strukturuar kriminal.”
Kjo është hera e parë që vajza e kryedemokratit paraqitet në SPAK, ndërsa babai i saj është në heetim për aferën e privatizimit të klubit sportiv “Partizani” dhe bashkëshorti i saj, jamarbër Malltezi ndodhet në “arrest shtëpie” prej më shumë se një viti për të njëjtën aferë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.