Futboll

Uzuni një makineri golash, realizon sërish në fitoren e Granadës

Gazeta Si – Myrto Uzuni është një makineri golash për Granadën. Sulmuesi kuqezi ka realizuar edhe sot për skuadrën spanjolle, në ndeshjen ndaj Burgos, që përfundoi me fitoren 1-3 të Granadës.

Futbollisti beratas realizoi golin e dytë, duke iu shkëputur mirë mbulimit të mbrojtësit kundërshtar për të devijuar në rrjetë një pasim nga e djathta. Uzuni është ngjitur në kuotën e 18 golave në kampionat dhe pa dyshim është një ndër lojtarët më të rëndësishëm për Granadën.

Uzuni pozon me nje fanse para ndeshjes. Gazeta Si, 4 mars 2023

Tifozët e skuadrës spanjolle, siç e tregon edhe kjo foto, janë dashuruar me sulmuesin shqiptar. Falë golave të tij Granada shpreson të rikthehet në La Liga. Po ashtu, edhe tranjneri Silvinjo shpreson që Uzuni të ruajë këtë formë deri në ndeshjen me Poloninë, kur braziliani do të debutojë në stolin kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë