Gazeta Si – Myrto Uzuni dhe Anis Mehmeti ishin dy lojtarët e Kombëtares që dolën sot para gazetarëve. Te sulmuesi beratas, që po kalon një formë shumë të mirë në Spanjë, priten edhe golat në Poloni.
Uzuni ka folur për ndryshimin në Kombëtare me adhjen e trajnerit Silvinjo dhe stafit të tij. Ai ka pohuar se Shqipëria do të jetë më sulmuese në vazhdim, ndërsa për ndeshjen në Poloni shpreson shumë për një rezultat pozitiv.
“Është kënaqësi e madhe gjithmonë të jem në Kombëtare, sepse të përfaqësosh kombin tënd është diçka e madhe. Në kampionat ka shënuar 20 gola, por nuk ka përfunduar ende. Jam shumë i lumtur për ndryshimin në Kombëtare, sepse ndryshimet janë për mirë. Ka një klimë e re, mentalitet të ri. Të rinjrë uroj të përshtaten me ne dhe të na ndihmojnë .
Kur vjen në Komgbëtare, është përgjegjësi e madhe, tani kam më shumë eksperiencë dhe koha do ta tregojë çfarë mund të bëj. Trajneri Silvinjo? Kam folur me të, ai ka besim dhe uroj t’ia shpërblej me gola. Ndryshimi me Rejën është te mentaliteti, janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por nuk dua të flas para kohe. Koha do të tregojë gjithçka. Silvinjo bën një lojë më sulmuese dhe besoj se personalisht do të tregoj vlerat, si te Granada.
Dua të shënoj sa më shumë, kjo është puna ime. Kur shënon gola, bën të kesh oferta dhe unë kam oferta nga Premier Liga, por tani dua të jap gjithçka për Kombëtaren, për fanellën kuqezi. Patjetër duhet të japim më shumë në sulm, kualiteti është. Përgjegjësia na takon ne sulmuesve, por është e gjitha skuadra, sepse topin e sjellin mbrojtësit dhe mesfshorët deri në sulm”, – theksoi Uzuni.
Anis Mehmeti, i grumbulluar për herë të parë në Kombëtare, u shpreh se për të është një ëndërr e realizuar. Ai u shpreh i gatshëm për të luajtur në ndeshjen me Poloninë, pse jo edhe titullar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.