Futboll

Uzuni gol vendimtar në Spanjë, Ismajli e Bajrami festojnë në shtëpinë e Hysajt

Gazeta Si – Granada afrohet me kreun e renditjes në Segunda Divizion, falë një goli të Myrto Uzunit. Sulmuesi beratas shënoi me penallti në pjesën e dytë golin e vetëm ndaj Kartagjenës së Armando Sadikut, duke fituar kështu 1-0 derbin me sulmuesin tjetër shqiptar.

Të dy lojtarët e nisën këtë ndeshje titullarë. Në fund fati i buzëqeshi Uzunit, që me golat e tij po e udhëheq Granadën drejt objektivit për rikthimin në La Liga. Për momentin, ai është edhe sulmuesi më në formë i Kombëtares.

Ismajli sot ndaj Lacios. Gazeta Si, 8 janar 2023

Një tjetër derbi shqiptarësh u luajt sot në Itali. Lacio-Empoli përfundoi në barazim 2-2, me Ismajlin dhe Bajramin që arritën të merrnin një pikë në një ndeshje që u duk e humbur, sepse Lacio kryesonte 2-0, por u barazua në shtesë.

Vetëm Ismajli ishte në fushë nga minuta e parë. Ai luajti ndeshjen e 50-të në Serinë A. Hysaj u aktivizua në pjesën e dytë dhe ishte ndër më të dobëtit për skuadrën e tij, duke u vlerësuar me notën 5. Edhe Bajrami u aktivizua në fundin e ndeshjes dhe u vlerësua me notën 6, ashtu si Ismajli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë