Gazeta Si – Në javën e 3-të të La Ligas, Myrto Uzuni ka gjetur golin e parë. Sulmuesi i Kombëtares shënoi me penallti golin e 3-të për Granadën në fitoren 3-2 ndaj Marjokës së Vedat Muriqit, me kosovarin që humbi një penallti në këtë ndeshje.

Uzuni, si gjithmonë titullar, është zhbllokuar nga pika e bardhë dhe tani shpresohet që të vazhdojë të shënojë. Granada vinte pas dy humbjesh në dy javët e para të kampionatit dhe fitorja ndaj Majorkës ishte shnumë e rëndësishme për skuadrën e futbollistit beratas. Uzuni me siguri do të jetë titullar në ndeshjet e Kombëtares me Çekinë dhe Poloninë në shtator.
𝐆𝐎𝐀𝐋! | Myrto Uzuni | Granada 3-1 Mallorcapic.twitter.com/5ZY1CQAcQB
— FootColic ⚽️ (@FootColic) August 26, 2023
Në Serinë A, dy nga titullarët e tjerë të Kombëtares, mbrojtësit Berat Gjimshiti dhe Adrian Ismajli, ishin në fushë që nga minuta e parë për skuadrat e tyre. Gjimshiti luajti 75 minuta në humbjen 2-1 të Atalantës ndaj Frozinones. Edhe Empoli i Ismajlit ka humbur këtë fundjavë, 2-0 në fushën e Moncës.
Për Armando Brojën shpresohej që të ishte në stol ndaj Lutonit mbrëmjen e së premtes, kur Çelsi fitoi 3-0, por trajneri Poçetino ka preferuar ta lërë edhe këtë radhë jashtë skuadrës. Sulmuesi po stërvitet rregullisht me skuadrën prej disa ditësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




