Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaron se autoritetet dyshojnë me të drejtë për spiunazh në lidhje me incidentin e ndodhur në Uzinën e Armëve të Gramshit.
Ai deklaroi se aktualisht në uzinë nuk ka aktivitet, por se në kontekstin gjeopolitik, pra të përshkallëzimit të aktivitetit të spiunazhit nga ana e Rusisë, dyshimet për spiunazh janë të bazuara.
“Nuk ka aktivitet si godinë, por çështja është një ngjarje edhe në kontekstin gjeopolitik. Nuk mund të kalojë si një incident i zakonshëm. Fakti që është reaguar dhunshëm na bën të jemi më të vëmendshëm. Do të kemi një deklaratë për hetimet nuk mund të zbardh më tepër”, deklaroi ministri i Mbrojtjes.
Peleshi tha se tre shtetasit, dy rusët dhe ukrainasi kanë qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa pranë Uzinës së Armëve në Gramsh kanë qarkulluar prej të paktën tre ditësh.
“Kanë qenë nën vëzhgim, ndaj dy ushtarakët tonë kanë reaguar menjëherë. Nuk mund të them nëse janë blogerë apo jo. Kemi të bëjmë me një ngjarje se ka dhunë brenda. Nuk bëhet fjalë për një protestë të ligjshme, janë futur në një ambient ku nuk duhet të lejohet të futen. Kemi të drejtë të dyshojmë pasi për spiunazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh”, tha ai.
Peleshi deklaroi se gjendja e dy ushtarëve të lënduar është e mirë dhe ata do të lënë shumë shpejt spitalin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.