Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi se trupat e saj po zhvillojnë këto ditë në kufirin me Kosovën një stërvitje ushtarake.
Stërvitja ka nisur pas ndërrimit të viteve dhe sipas njoftimit do të zgjasë deri pranë Krishtlindjeve ortodokse serbe, që janë në datën 6 janar.
Qëllimi i stërvitjes, sipas ministrisë serbe të Mbrojtjes, “është ruajtja dhe përmirësimi i gatishmërisë luftarake për kryerjen e detyrave të përkushtuara”.
“Fokusi është në ushtrimin e operacioneve dhe veprimeve luftarake në rast të një sulmi ndaj forcave të Ushtrisë Serbe, si dhe në taktikat, teknikat dhe procedurat e përdorura për të parandaluar kalimet e paligjshme, grupet ekstremiste dhe krimin e organizuar”, thuhet në njoftim.
Ministria serbe e mbrojtjes thotë se situata e sigurisë në këtë zonë është e qetë dhe trajnimi synon të përmirësojë aftësinë e ushtrisë për të kryer detyra specifike përgjatë asaj që serbia e quan “vija administrative ndarëse me Kosovën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.