Bota

Ushtria izraelite urdhëron evakuim masiv në jug të Bejrutit

Nga Gazeta ‘Si’- Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër evakuimi për të gjitha periferitë jugore të Bejrutit, në një zonë të quajtur Dahiyeh, të cilën e quan një bastion të Hezbollahut.

Nuk ka një shifër përfundimtare se sa e madhe është popullsia këtu, por sipas disa vlerësimeve midis 300.000 dhe 700.000.

Besohet të jetë hera e parë që ushtria izraelite ka urdhëruar largimin e pjesëve të mëdha të kryeqytetit libanez ,ndërsa më parë ata i detyronin njerëzit të largoheshin nga ndërtesa specifike që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do t’i godisnin më pas.

Zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, Avichay Adraee, tha se urdhri i fundit mbulon katër lagje kryesore në periferitë jugore të Bejrutit – Bourj el-Barajneh, Hadath, Haret Hreik dhe Shiyyah.

« Shpëtoni jetët tuaja dhe evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja», tha ai në një mesazh të postuar në mediat sociale.

“Kini kujdes, të shkosh drejt jugut është e ndaluar. Çdo lëvizje drejt jugut mund të rrezikojë jetën tuaj.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë