Nga Gazeta ‘Si’- Një zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi sot se Izraeli ka “arritur kontroll të plotë ajror mbi Teheranin”.
“Ne kemi shkatërruar një të tretën e lancuesve të raketave tokë-tokë të regjimit iranian”, tha ndër të tjera gjeneral brigade Effie Defrin në një konferencë për mediat
Ndërkohë që presidenti iranian Masoud Pezeshkian i bëri thirrje popullit iranian të qendrojnë të bashkuar, ndërsa valët e raketave izraelite vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha në të gjithë vendin, përfshirë qytetin e Kermanshah, ku u godit një spital.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, tha se banorët e Teheranit do të “paguajnë me çmim të shtrenjtë” për sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj Izraelit.
Numri i të vdekurve nga sulmet e Iranit gjatë natës ndaj Izraelit u rrit në tetë, me dhjetëra të tjerë të transferuar në spital për trajtim për lëndime të lehta, sipas mjekëve.
Një raketë iraniane goditi pranë një ndërtese të Ambasadës Amerikane në Tel Aviv, duke shkaktuar dëme të vogla, sipas të dërguarit të Uashingtonit.
Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se parlamenti i Iranit po punon për legjislacionin për ta tërhequr Teheranin nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.