Konsumi është rritur në tetor në terma vjetor 2%. Një vit më parë ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit ishte 1,3 %.
Kurse krahasuar me shtatorin, të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni në muajin tetor 2020, krahasuar me shtator 2020 është 0,2 %.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,81 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” , “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Mallra dhe shërbime të ndryshme”, “Hotele, kafene dhe restorante” , “Komunikimi” dhe “Pije alkoolike dhe duhan”.
Kurse çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar negativisht me -0,27 pikë përqindje. Po ashtu negativisht ka kontribuuar edhe grupi “Veshje dhe këpucë” , “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



