E shpikur për herë të parë rastësisht në vitet 1940, mikrovala është tani një nga pajisjet kryesore të kuzhinës në çdo familje. Ndërsa kjo do të thotë komoditet për gatim dhe ngrohje, ka lloje specifike të ushqimeve që duhet të shmangni gatimin në mikrovalë me çdo kusht.
Kur ngrohni një vezë të zier në mikrovalë, avulli ndërtohet nga molekulat e ujit duke shkaktuar një grumbullim të presionit. Meqenëse vezët kanë një membranë dhe lëvozhgë të hollë, ato nuk janë në gjendje të mbajnë të gjithë presionin, gjë që mund të çojë në një shpërthim shumë të nxehtë në mikrovalë, në pjatën tuaj, apo edhe kur ju e kafshoni!

Megjithëse karrotat mund të gatuhen dhe të nxehen në një mikrovalë, karotat e papërpunuara, veçanërisht ato me lëvore, mund të jenë potencialisht të rrezikshme. Nëse karotat nuk lahen siç duhet dhe kanë ndonjë mbetje të papastërtisë, mineralet në lëkurë të papastër mund të shkaktojnë shkëndija në mikrovalë dhe diçka e përsëritur mund të shkaktojë dëmtime serioze në mikrovalë.

Për të filluar, mishrat e përpunuar nuk janë ushqimet më të mira që mund të hani pasi ato përmbajnë sasi të larta kripe, kimikatesh dhe konservues. Por kur shtoni dhe rrezatimin e mikrovalës, nivelet e kolesterolit tuaj mund të rriten, gjë që mund të çojë në probleme të zemrës. Mënyra më e sigurt për të ngrohur proshutat dhe sallamrat është në skarë ose në tigan.

Ngrohja e ujit në mikrovalë mund të duket si opsioni juaj më i thjeshtë. Por studimet e publikuara në “American Burn Association” tregojnë se shumë raste të djegieve vijnë nga uji që nxehet në mikrovalë, veçanërisht kur pihet nga fëmijët. Valët elektromagnetike në një furrë me mikrovalë mund të shkaktojnë mbinxehje të ujit, gjë që i bën molekulat e ujit të paqëndrueshme dhe mund të shkaktojnë djegie.

Specat djegës, veçanërisht ato me të vërtetë pikante, përmbajnë nivele të larta të kapsaicinës, e cila mund të jetë mjaft e rrezikshme. Kur kapsaicina është e ekspozuar ndaj valëve elektromagnetike në një mikrovalë, ajo fillon të digjet dhe mund të marrë flakë! Zjarri dhe tymi që do të lirohet nga mikrovala mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe ndjesi djegieje.

Pula është një fajtori për përhapjen e salmonelës, veçanërisht kur nuk është gatuar siç duhet! Kur gatuani një copë mish pule të papërpunuar në mikrovalë, shanset për gatim të barabartë dhe të plotë janë shumë të vogla, duke e bërë atë një rrezik të mundshëm. E njëjta gjë mund të thuhet për pjesët e tjera të mishit. Është më mirë të gatuani mishin në një tigan, në skarë ose në furrë.

Ashtu si vezët e ziera, domatet mund të shkaktojnë një shpërthim kur kalojnë shumë kohë në mikrovalë. Për shkak të përmbajtjes së lëngshme në domate të freskëta dhe salcë makaronash, grumbullimi i presionit bën që ato të flluskojnë dhe të lëshojnë lëng, duke bërë që mikrovala të jetë e mbuluar me pikla të kuqe.

Burimet: Britanicca, American Burn Association, The New York Times . Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



