Treg

Ushqimet dhe bar-restorantet rrisin inflacionin vjetor të majit

Niveli i përgjithshëm i çmimeve është rritur në maj krahasuar me majin e vitit të kaluar duke përftuar një inflacion fare pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë 2,7%, por gjithsesi inflacioni është ulur krahasuar me një muaj më parë me 1%.

Në rritjen e nivelit vjetor të çmimeve në maj ka ndikuar rritja e çmimit të ushqimeve dhe Bar – Restorantet.

Sipas të dhënave të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2020 është 2,7 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 6,9 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë”, “Pije alkolike dhe duhan”, “Hotele, kafene dhe restorante”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor”. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,5 %, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 0,2 % dhe “Shëndeti” me 0,1 %,

Kurse në uljen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve në Maj 2020 krahasuar me një muaj më parë, ka ndikuar ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,3 %, pasuar nga grupet “Transporti”, “Veshje dhe këpucë”, “Argëtim dhe kulturë”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Komunikimi”.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë