Lojëra me Dore

Us Open, Shviatek dhe Nadal kalojnë pa probleme në 1/8-at

Gazeta Si – Kualifikohen për në 1/8-at e Us Open kokat e serive, big-ët e turneut amerikan. Në tabelën e meshkujve, Rafael Nadal kaloi me lehtë nga sa mendohej francezin Gasket, me rezultatin 6-0, 6-1 dhe 7-5.

Kundërshtari i radhës për tenistin spanjoll do të jetë amerikani Tiafoe, i cili surprizoi në tre sete argjentinasin Shvartzman.

Nadal gjate ndeshjes se fundit. Gazeta Si, 4 gusht 2022

Pak më të vështirë e pati Marin Çiliç, të cilit iu deshën 4 sete për të eliminuar Evans. Kampioni i Nju Jorkut në 2014-ën e mposhti britanikun 7-6, 6-7, 6-2 dhe 7-5. Kroatin e pret tashmë në turin tjetër spanjolli Karlos Alkaraz.

Te femrat kanë avancuar favoritet për fitimin e Us Open. Në çimenton e Nju Jorkut, numri 1 në botë Iga Shviatek kaloi në fazën e 1/8-ve pas një fitoreje të lehtë 6-3 dhe 6-4 ndaj amerikanes Davis. Tani do të përballet me gjermanen Niemeier.

Janë kualifikuar edhe çekja Pliskova, pas fitores 5-7, 6-4 dhe 6-3 ndaj Bençiç, si dhe bjellorusja Sabalenka, pas fitores së pastër 6-0 dhe 6-2 ndaj francezes Burel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë