Gazeta Si – Shtatë vjet pas eliminimit të 2015-ës, Rafael Nadal ka marrë hak ndaj Fabio Fonjinit, duke e mundur 3-1: 2-6, 6-4, 6-2 dhe 6-1. Spanjolli ka kaluar në turin tjetër të Us Open.
Nadal tregoi forcën pavarësisht goditjes që mori në hundë gjatë setit të katërt me raketën e tij. Ai u shtri dhe priti fizioterapistin, edhe Fonjini shkoi për ta parë si ishte. Pas ndeshjes Nadal tha se ishte një goditje “choc”, që i ka ndodhur edhe më parë me një shkop golfi.
‼️‼️😆 pic.twitter.com/UF1HDDcScB
— US Open Tennis (@usopen) September 2, 2022
Tenisti italian ishte në formë shumë të mirë në setin e parë, të cilin e fitoi 2-6. Por më pas muzika ndryshoi. Nadal ndryshoi marshin dhe arriti të përmbyste gjithçka në 3-1.
Në turin e tretë të Us Open spanjolli do të ndeshet me francezin Riçard Gasket. Bilanci zyrtar mes të dyve është 17-0 për spanjollin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.