Gazeta Si – Ja ku vjen edhe njoftimi zyrtar nga organizatorët e US Open. Të gjithë tenistët nga Rusia dhe Bjellorusia mund të marrin pjesë në turne.
Turneu amerikan zhvillohet Flushing Meadows, duke nisur nga 29 gushti. Uimbëlldoni, që zhvillohet më 27 qershor, mbetet turneu i vetëm që nuk lejon rusët dhe bjellorusët të marrin pjesë.

Një zgjedhje që ka ngjallur shumë polemika te tifozët dhe shoqata të ndryshme. Pas pezullimit të ‘All England Club’ për rusët dhe bjellorusët, ATP dhe WTA vendosën të mos jepnin asnjë pikë të vlefshme për renditjen.
Në këtë mënyrë, turneu britanik kthehet formalisht në një ekzibicion. Në Us Open mund të kthehen kampioni në fuqi, numri 1 në botë Danil Medvedev. Ai duhet të mbrojë titullin e fituar në Nju Jork vitin e kaluar. Kthehen gjithashtu numri 8 Andrej Rublev, Karen Khaçanov, Aslan Karatsev dhe bjellorusi Ilia Ivashka.
USTA Statement Regarding Russian and Belarusian Players:
— US Open Tennis (@usopen) June 14, 2022
Te femrat kthehen në Us Open plot 11 teniste, mes tyre gjysmëfinalistja e sezonit të shkuar Arina Sabalenka, Anastasia Pavljuçenkova, Viktoria Azarenka, Daria Kasaktina.
“Jemi të vetëdijshëm se çdo organizim ka të bëjë me rrethana të ndryshme që ndikojnë në vendimet e veta, – shpjegon federata amerikane. – Në situatën tonë, do lejojmë të gjithë lojtarët të marin pjesë.
Nuk ka asnjë diferencim për shkak të kombësisë nw Us Open. Sportistët rusë dhe bjellorusë do të garojnë normalisht me flamur neutral, siç ka ndodhur në Roland Garros”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



