Gazeta Si – Turi i dytë i US Open ishte pozitiv për Novak Gjokoviç, i cili, pasi vuajti pak në setin e parë ndaj spanjollit Zapata Mirales, kaloi më tej me dy 6-1 radhazi.
Eliminimi i parë i papritur i këtij turneu ishte ai i Stefanos Tsitsipas. Ai u mund nga zvicerani Striker pas 5 setesh. Greku humbi të parin, por e futi ndeshjen në shina me një 7-6 të dyfishtë me ‘tiebreak’. Por po kështu humbi setin e 4-t dhe gjithçka shkoi në setin e 5-të, ku triumfoi zvicerani me rezultatin e përgjithshëm 5-7, 7-6, 7-6, 6-7 dhe 3-6.
Ditë e komplikuar për kokat e tjera të serisë. Eubanks (28) u eliminua nga francezi Bonzi 7-6, 2-6, 6-2 dhe 7-6, kurse Francisko Çerundolo (20) humbi me ‘super-tiebreak’ ndaj Veseli. Thiem u tërhoq në fillim të setit të dytë ndaj Shelton.
Surpriza e dytë e madhe ishte humbja e Kasper Rud (5) ndaj Zhang Zhizhen. Ndeshja përfundoi 6-4, 5-7, 6-2, 0-6 dhe 6-2 për kinezin, që përfitoi nga ulje-ngritjet e norvegjezit. Tiafoe (10) dhe Fritz (9) kaluan me lehtësi në turin e 3-të, me nga një 3-0 respektivisht ndaj Ofner dhe Varilas.
Casper Ruud and Zhizhen Zhang are going the distance on Grandstand! pic.twitter.com/YGD0sNUIoF
— US Open Tennis (@usopen) August 31, 2023
Te femrat, Iga Shviatek mundi Gavrilovën në dy sete: 6-3 dhe 6-4 për numrin 1 të botës. Është kualifikuar edhe beniaminia e shtëpisë, Koko Gauf (6), që eliminoi 16-vjeçaren Andreeva 6-3, 6-2. Kanë avancuar edhe Muçova (10), Bençiç (15) dhe Mertens. Elena Ribakina (4) është favorizuar nga tërheqja e Ajla Tomljanoviç. Azarenka (18) u eliminua nga Zhu Lin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.