Zgjati një orë 17 e minuta ëndrra e Mateo Berretinit për të shkuar në gjysmëfinale të US Open, pasi nuk mundi ta përballonte alienin Novak Gjokoviç. Italiani fitoi setin e parë, por më pas iu nënshtruar serbit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1 (5-7, 6-2, 6-2 dhe 6-3) dhe zgjati 3 orë e gjysmë.
Për të fituar Grande Slam-in Gjokoviçit i kanë mbetur edhe dy ndeshje, e para të premten ndaj Zverevit. “Mjaft, nuk dua të dëgjoj më të flitet për këtë gjë, – ka thënë pas ndeshjes i bezdisur numri 1 i botës. Dua të përqendrohem te ndeshja e radhës. Sasha më ka mundur në Tokio dhe vjen pas 16 fitoresh radhazi”.

Gjokoviç humbi setin e parë, por më pas reagoi fuqishëm. Ai ka një mision për të arritur dhe i udhëhequr prej tij kalon çdo pengesë. Pushimi pas setit të parë zgjoi te serbi instiktin e “killerit” dhe Nole nuk gaboi më asgjë, duke e fituar setin e dytë 6-2.
Nëse për setin e parë u deshën 77 minuta, në të dytin Berretini u dorëzua pas 41 minutash. Italiani vuajti më pas ndaj turbo-Gjokoviçit dhe e humbi edhe setin e tretë po 6-2. Seti i katërt ishte një kopje e të tretit, italiani nuk ka kohë ta marrë veten dhe kapitullon. Numri 1 do të ndeshet me Zverev në gjysmëfinale, kurse gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Medvedev dhe Aliasime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




