Unioni i Transportit Publik në një deklaratë të fundit i kërkon instancave shtetërore ndërhyrjen e menjëhershme për miratimin e vendimit mbi subvencionin e paktës anti-krizë. Më tej në njoftimin e Unionit thuhet se nëse kjo gjë nuk është e mundur të vijojë duhet të rritet çmimi i biletës për ta kthyer këtë shërbim rentabel!
“Në rast të mos reagimit operatorët nuk mund të ofrojnë biletat mujore (abone) për muajin Gusht 2022,duke shkuar në këtë formë drejt mbylljes totale!”, thuhet më tej në njoftimin e Unionit.
LEXO EDHE:
– Bashkia e Tiranës nis disbursimin e subvencionit për transportin publik, me një shumë prej 1 milionë eurosh
– Kriza e transportit publik, Veliaj: Rimbursim i TVSH dhe akcizës së naftës vetëm nëse vendosni GPS dhe jeni transparent
Ky është lajmërimi i dytë që prej muajit mars i këtij lloji nga Unioni. Ata më herët kërkuan që çmimi i biletës të shkojë në 80 lekë nga 40 lekë që është aktualisht. Kjo si një mënyrë për të përballuar rritjen e çmimit të karburantit dhe problemet e tjera që ka ky shërbim.
Ngërçin e pagesave Rixhin Qosja, një nga anëtarët e unionit e kishte parashikuar edhe më herët. I pyetur nga Gazetasi.al ai ka thënë se kësti i parë i sumbvecionit do shkonte automatikisht për tatimet dhe borxhet e mbartura. Qosja paralajmëroi në atë kohë se shuma ishte e pamjaftueshme. Që prej muajit mars Qosja ka përcaktuar se nëse nuk ka një reagim apo mekanizma fiskal autobuzët do të bllokohen pasi operatorët nuk do të kenë mundësi të paguajnë karburantin dhe pagat.
Aso kohe Bashkia e Tiranës njoftoi se nisi disbursimin e subvencionit për transportin publik në kryeqytet. Sipas Bashkisë, është bërë disbursimi i parë që i përkon muajit Janar 2022.
Shoqatat e transportit do të merrnin në total 120 mijë euro dhe pagesat duhet të bëheshin çdo muaj në bazë të skemës së subvencionimit. Shuma totale e subvencionit e miratuar si paketë ndihme për operatorët e transportit publik u tha se do të ishte 1 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




