Gazeta Si – Të paktën tetë persona kanë vdekur, pasi uragani “Beryl” kaloi në Hjuston, Teksas dhe Luiziana të SHBA-ve.
Kryetari i bashkisë së qytetit Teksas, John Whitmire, raportoi se metropoli mbeti pa energji elektrike, si miliona njerëz të tjerë në të dy shtetet. Sipas autoriteteve, rivendosja e energjisë pas ndërprerjeve do të zgjasë disa ditë.






“Beryl” arriti në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të hënën në mëngjes, si një uragan i kategorisë së parë, por që atëherë është reduktuar. Ai kishte shkaktuar më herët të paktën dhjetë vdekje në Karaibe dhe Venezuelë.
Kryetari i Komisionit të Shërbimeve Publike të Teksasit, tha se do të duheshin disa ditë për të rivendosur energjinë për miliona njerëz në të gjithë shtetin që kishin mbetur në errësirë.






Thomas Gleeson tha në një konferencë shtypi se zyrtarët dhe kompanitë e shërbimeve janë në “fazën e vlerësimit” pasi uragani goditi pjesën jugore të shtetit me shi dhe erëra të forta.
Kjo do të thotë se kompanitë do të vëzhgojnë dëmin për të vendosur se kur do të jetë mjaft e sigurt që ekuipazhet të dalin për të filluar rivendosjen e energjisë.






“Kjo do të jetë një përpjekje shumë-ditore drejt rimëkëmbjes”, tha Gleeson gjatë një konference shtypi, duke u kërkuar njerëzve që të jenë të durueshëm dhe të mos afrohen te linjat e energjisë elektrike të rrëzuara. “Do të duhen disa ditë për të rikthyer situatën”, saktësoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




