Universiteti i Harvardit ka më shumë se 40.000 aplikime në vit, nga të cilat vetëm 2000 pranohen. Duke qenë se çdo vit nxënësit e shkollave të mesme janë të drejtuar në universitetet më të mira, ky universitet ka një dyndje studentësh çdo vjeshtë. Tashmë vështirësitë do të hiqen në procesin e vendimmarrjes për t’u pranuar në universitetin e Harvardit. Në gjykatën federale të Bostonit avokatët do të cilësojnë hapat për pranimin e aplikimeve, pas një padie që universiteti mori javën e kaluar. Të gjithë anëtarët që do të bëjnë vlerësimet do të ndiqen gjatë gjithë kohës nga avokatët në mënyrë që të anashkalohet korrupsioni. Intensiteti shumëvjeçar i konkurrencës është fakti kryesor dhe i padiskutueshëm, për padinë e ngritur kundrejt universitetit; padi në të cilë pretendohet se diskriminohen aplikantët aziatikë-amerikanë. Sipas dekanit të pranimeve William R. Fitzsimmons, këto akuza nuk janë të vërteta.
Disa universitete të tjera tërheqin më shumë aplikime se sa Harvardi. Dy vjet më parë, universiteti publik i Kalifornisë në Los Angelos, mori më shumë se 100.000 aplikime, ndërsa universiteti i New Yorkut i cili është privat mori më shumë se 75.000 aplikime gjatë kësaj vjeshte.
Por, si kryhen vlerësimet në universitetin e Harvardit ?
Universiteti ka disa aplikacione, që janë të ndara në 20 grupe dhe të etiketuara me shkronja të ndryshme, që përfshin vlerësuesit e parë, të dytë, nën komitetet dhe komitetet.
Anëtarët e komitetit të parë ose të dytë të pranimeve lexojnë dosjet e aplikimeve. Një lexues nëpërmjet eseve, transkriptove, rezultateve të testimit, letrave të rekomandimit dhe informacioneve të tjera, përfshirë racën ose përkatësinë etnike kryejnë përzgjedhjen. Më pas ata plotësojnë një fletë përmbledhëse me komente dhe vlerësime në një shkallë vlerësimi nga kategoria e pare deri te kategoria e katërt si profilet akademike, jashtëshkollore, atletike dhe personale. Kategoria personale ka për qëllim të vlerësojë tiparet si karakteri dhe aftësia për të udhëhequr.
Dosjet e përzgjedhura i jepen një lexuesi të dytë brenda nën komitetit, për një vlerësim të dytë, ndërsa një profesor lexon, nëse aplikantët kanë talent në arte ose në matematikë. Më pas të gjithë anëtarët e nën komisioneve takohen dhe shqyrtojnë së bashku dosjet dhe votojnë se cilat aplikime duhet të fitojnë, pastaj dosjet shkojnë në komisionin e plotë prej dyzetë akademikësh për pranimin e tyre.
Analiza e aplikacioneve të brendshme, zbuloi se më shumë se 55.000 aplikime nuk merren parasysh në ciklet e pranimit. Vetëm 100 kandidatë në vit marrin një vlerësim akademik edhe pse shumë të tjerë kanë rezultate dhe nota të përsosura.
Drejtuesit e universitetit thonë se vlerësojnë "përsosmërinë shumë dimensionale". Kjo do të thotë se sipas vlerësimeve, studentët duhet të kenë patjetër talente të veçanta për t’u pranuar.
Normat e vlerësimeve të fundit në katër fushat kryesore janë: jashtëshkollor (48 për qind); personale (66 për qind); akademike (68 për qind); dhe atletike (88 për qind).
Një ndër akuzat e drejtpërdrejta kundrejt universitetit ishte, dhe fakti se nëse nxënësit të cilët i kanë pasur prindërit student në Harvard janë të privilegjuar dhe i’u jepet përparësi. Të dhënat tregojnë se shkalla e “aplikantëve të trashëgimisë” në familje është 34 për qind, krahasuar me 6 për qind për aplikantët e tjerë.
Gjithashtu, sekretarja e dekanit ka një listë për aplikuesit me interes të veçantë. Disa nga këto aplikantë janë fëmijë të donatorëve më të mëdhenj në SHBA, por shumë prej tyre nuk janë pranuar.
Dëshmitë që dolën në gjyq tregojnë dallime të ndryshme racore lidhur me vlerësimin e aplikantëve. Për shembull, amerikanët aziatikë kanë tendencë të marrin vlerësime më të larta akademike, edhe pse nuk pranohen në universitet. Avokati i paditësit, Adam K. Mortara tha se drejtuesit e Harvardit lejojnë "ujkun e paragjykimeve racore” të vlerësojë të dhënat e studentëve. Gjithashtu, ai pretendon se amerikanët aziatikë nuk ndëshkohen vetëm përmes procesit të vlerësimit, ndërkohë që ë gjithë janë në pritje të vendimit të gjyqtares Allison D. Burroughs./The Washington Post/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.