Mjedis

UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

Nga Gazeta Si- UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar për shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat i Biosferës.

Shpallja e Luginës së Vjosës si Rezervat i Biosferës do të përforcojë statusin e saj ndërkombëtar dhe do të promovojë më tej ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Lumi Vjosa është i njohur si “lumi i fundit i egër në Europë”, pasi rrjedh në mënyrë të lirë për rreth 270 km, nga burimet në malet e Pindit në Greqi (ku quhet Aoos), deri në derdhjen në detin Adriatik në Shqipëri.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tregon se në shtator të këtij viti pritet që Këshilli i Rezervateve të Biosferës i UNESCO-s të miratojë përfundimisht përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore, si një himn për natyrën dhe për njerëzit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë